Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN), organizoi në datë 03.07.2019, në ambientet e ASIG , salla “Evropa”, workshop-in me temë “BESTSDI Albania”. Në këtë workshop morën pjesë drejtues të ASIG si dhe studentë e pedagogë të Departamentit të Gjeodezisë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN).

Specialistë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga drejtoria e GIS-it Kombëtar dhe Gjeoportalit, morën pjesë në konferencën “Faster, Smarter, Safer” të mbajtur më 02.04.2019, në ambientet e Hotel “Hilton Garden Inn”, organizuar nga “InfoSoft Systems” në bashkëpunim me "Cisco" dhe "F5".

Drejtues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor(ASIG) morën pjesë në takimin përmbyllës, të projektit SPATIAL, të mbajtur në datat 12-13.03.2019, në Podgoricë të Malit të Zi. Ky takim organizohej në kuadër të projekti “Përforcimi i qasjes profesionale për të informuar rreth tokës (SPATIAL) në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, i cili është pjesë e programit të para-pranimit në BE.

Më 20 Dhjetor 2018, në Hotel Plaza, Tiranë, u mbajt Forumi i Dytë Interaktiv i Inovatorëve për Thatësirën, organizuar nga programi “BRIGAID” në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).

Në këtë Forum morën pjesë edhe specalistë të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga sektori i Standardeve të Gjeoinformacionit. Disa nga çështjet kryesore të cilat u trajtuan në këtë forum ishin:

Page 1 of 5