Autoriteti Shtetror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) , aktivitetin e saj e bazon në ligjin 72/2012 “Për organizimin dhe fuksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë ligj janë përcaktuar:
Përgjegjësitë e ASIG
Zbaton politikën kombëtare për infrastrukturën e Informacionit Gjeohapësinor
Përgjegjës për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e Kornizës Rreferuese Gjeodezike “KRGJSH2010”.
Merr vendime për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e informacionit gjeohapsinor nga autoritetet publike, sipas temave përkatëse.
Përcakton standardet shtetërore dhe rregullat uniforme për krijimin e GIS-it për secilën temë, dhe për krijimin e GIS-it Kombëtar në përputhje me standartet evropiane përkatëse.
Harton rregullat që lidhen me krijimin, përditësimin, shkëmbimin, aksesin dhe përdorimin e informacionit gjeohapësinor dhe shërbimeve që lidhen me të.
Administron Informacionin Gjeohapësinor të mbledhur, të përpunuar dhe të përditësuar nga autoritetet publike sipas temave përkatëse.
Read more ...