Në workshop-in e 4-ët ndërkombëtar për “Cilësinë e të dhënave gjeohapësinore” i cili u zhvillua më 11 - 12 Tetor 2023, në Bruksel, nga EuroGeographics dhe EuroSDR, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), nga Sektori i Standardeve për Gjeoinformacionin.

Qëllimi i këtij workshop-i ishte njohja e pjesëmarrësve me praktikat më të mira për rritjen e besueshmërisë së burimit të të dhënave gjeohapësinore dhe cilësisë së tyre.

Përfaqësuesit e ASIG në prezantimin e tyre sollën për të pranishmit informacion mbi cilësinë e të dhënave gjeohapësinore, mënyrën se si kontrollohen këto të dhëna, software-ët që përdoren, si dhe objektivat e së ardhmes mbi rritjen e sigurisë së të dhënave gjeohapësinore.