POLITIKA E PRIVATËSISË / MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

 

NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË ASIG-UT

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E ASIG-UT

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE ISH PUNONJËSIT E ASIG-UT

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

LIDHJET ME FAQET E TJERA NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

ANKESA APO PYETJE

SI TË NA KONTAKTONI

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

 

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (në vijim ASIG), do të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

• Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre, për shkelje të të dhënave personale, gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve të këtyre të dhënave.

• Individët e tjerë, të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme, për marrje informacioni, dhënie konsulence, etj.

• Vizitorët në faqen tonë zyrtare.

• Kontrolluesit që njoftojnë në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

• Kandidatët për punësim, punonjësit aktualë si dhe ish-punonjësit.

 

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË ASIG-UT

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG-ut, si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i ASIG-ut.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim, vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur".

 

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E ASIG-UT

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ofron të dhëna dhe shërbime gjeohapësinore për publikun.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh kur ne i përgjigjemi një personi i cili më parë ka kërkuar informacion mbi kryerjen e një teme diplome, ne mund të përdorim të dhënat e tij për të testuar nëse personi apo personat janë të kënaqur me nivelin e shërbimit që ata morën. Kur personat regjistrohen për të marrë shërbime nga ASIG, ata mund të revokojnë regjistrimin e tyre në çdo kohë dhe për të arritur këtë, i ofrohet një mënyrë mjaft e lehtë.

 

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, disponon faqen zyrtare të institucionit www.asig.gov.al dhe https://geoportal.asig.gov.al/.

Me anë të faqes zyrtare, ASIG transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë kontrolluesit dhe subjektit të të dhënave. Nëpërmjet faqes zyrtare, ASIG u vjen në ndihmë përdoruesve duke publikuar informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me legjislacionin, misionin dhe objektivat e tij, vendet vakante, menaxhimin e fondeve, aktiviteteve të ndryshme që organizohen me partnerët publikë dhe privatë, projektet me donatorë të huaj, etj.

Nëpërmjet Gjeoportalit Kombëtar, https://geoportal.asig.gov.al/, ASIG ofron informacion gjeohapësinor për të gjitha temat e nenit 11 të Ligjit 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Informacioni i publikuar merret nëpërmjet depozitimit ose ndërlidhjes nga Autoritetet Publike përgjegjëse, për mbledhjen, përpunimin dhe përditësimin e tij. Shërbimet e ofruara janë sipas standardeve të Direktivës 2007/2/EC INSPIRE, të BE-së. Për vizitorët e kësaj faqeje sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e të dhënave, shërbimeve të kërkuara apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

ASIG nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Motorri i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur, qoftë për të kërkuar informacion (metadata) për të dhënat apo shërbimet, qoftë për të parë të dhënën apo për të marrë shërbimin, pa qenë nevoja për regjistrim fillestar të përdoruesit ashtu sikurse kërkimi në Google. Shërbimi i kërkimit dhe i shikimit të informacionit që ne ofrojmë janë të hapura për këdo dhe pa pagesë. Të gjitha kërkimet në këtë faqe trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë. Nëse do të duam të mbledhim informacione, personalisht të identifikueshme, nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.